Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Një ditë para seancës kundër tij, Thaçi bën lëvizjen taktike duke e mashtruar keq Ramushin dhe Fatmirin

    03/09/2018 | 15:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Hashim Thaçi, një ditë para miratimit të Rezolutës kundër tij në Kuvendin e Kosovës, ka bërë lëvizjen e fundit. Ai duket se i ka mashtruar Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, duke i detyruar që të bëhen pjesë e delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë. Kryetari i NISMA për Kosovën, sipas një dokumenti të siguruar nga Gazeta Express, do të jetë Kryetar i Delegacionit Qeveritar në këto bisedime.

    Por, normalisht, Shef i tij dhe i krejt ekipit vazhdon të mbetet vetë ai, pra Hashim Thaçi.

    Qeveria e Kosovës sot ka nxjerrë një vendim që faza e fundit e procesit të dialogut të përfaqësohet nga Fatmir Limaj si kryesues.

    Gazeta Express ka siguruar vendimin e Qeverisë ku përshkruhen emrat të cilët do ta përbëjnë ekipin negociator në Bruksel, ndonëse i njejti ende nuk e ka marrë vulën e të parit të Qeverisë, Ramush Haradinaj.

    Por, sipas vendimit Fatmir Limaj emërohet kryesues, Enver Hoxhaj-zv’kryesues. Ekipi tutje do të përfaqësohet nga anëtarët si Behxhet Pacolli, Dardan Gashi, Mahir Yagcilar si dhe Avni Arifi. Por, jo vetëm.

    Kësaj liste, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shtuar edhe nga një përfaqësues nga partitë opozitare: LDK, VV, PSD dhe Alternativa. E përveq tyre, në procesin e dialogut do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, shkruan Gazeta Express.

    Ky vendim sipas burimeve të Express pritet që të zyrtarizohet në mbledhjen e Qeverisë.

    I njejti u është dërguar zëvendësministrave, sekretarit të ZKM’së si dhe Arkivit të Qeverisë.

    Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit obligohet që vendimin t’ia dërgoj Kuvendit për Aprovim./GazetaExpress/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.