Drejtoria e Shëndetësis në Komunën e Vushtrrisë ka nënshkruar sot projektin pë renovimin e QMF në fshatin Lum i madh të Vushtrrisë me AQH në Zvicër.
Ky projekt, i nënshkruar sot nga Drejtoria e Shëndetësisë do të ketë kosoto prej 39.044 euro, nga të cilat Drejtoria e Shëndetësisë do të mbulojë 16.845 euro ndërësa AQH 22.199 euro. Projekti në fjalë do të realizohet brenda 7 muajve të ardhshëm, pas përfundimit të procedurave të prokurimit.
QMF në Lum të madh është qendra me më së shumti shërbime nga të gjitha fshatrat e tjera të Komunë së Vushtrrisë./VushtrriaOnline/.