Diku një person mund ti blej 50 bileta, e diku tjetër as edhe një të pakten!
Ky është realiteti i sotëm i biletave të kombëtarës së Kosovës, shkruan futbollikosovar.com.
Madje shumë persona sidomos në Mitrovicë, janë ankuar se që nga ora 12 e mesdites e deri më tani nuk janë shitur as edhe një bilet në pikat e Ipkos.
Padyshim që kjo duhet të jetë një mësim për FFK-në, që në të ardhmen të mendoj më mirë lidhur me biletat, përndryshe do mund ti humbë tifozët në shkallët e stadiumit.