Ditë më parë u publikuan listat e veteranëve të rrejshëm, që kanë nxjerrë shumë emra që përfituan kundërligjshëm pensione nga buxheti i shtetit.
Në listën e emrave që dyshohen se janë veteranë të rrejshëm në Zonën Operative të Drenicës, janë edhe dy motrat e kënëgëtares së muzikës popoullore, Afërdita Demaku, raporton Gazeta Metro.
Bëhet fjalë për Shpresa dhe Vjollca Demakun.
Madje si shihet edhe në të dhënat e publikuara, njëra nga to që është Vjollca Demaku në kohën e luftës në Kosovë ka qenë vetëm 18 vjeçare.
Ndërkohë, Gazeta Metro mëson se një motër tjetër e tyre (Mirditë Demaku-leku) si dhe vëllau i tyre (Ilir Demaku) kanë shërbyer vetëm për një periudhë të caktuar në kohën e luftës, andaj njihen si veteranë, por jo edhe dy të lartpërmendurat.
Iliri, siç mëson Gazeta, ka qenë pjesë e Njësisë Speciale deri në shtator të vitit 1998, pastaj ka kërkuar azil në Austri. Deri pas lufte mësohet se ka qëndruar atje.
Edhe sipas ligjit, ushtari i cili është radhitur në radhët e UÇK së, dhe ka qenë i angazhuar në mënyrë aktive për të kontribuar në luftë, por për arsye të ndryshme i ka lëshuar radhët e UÇK-së, para përfundimit të luftës, kategorizohet si veteran.
Ndryshe, lista e plotë e publikuar ka gjithsejtë 20 mijë veteranë që cilësohen si mashtues. Publikimi i saj nxiti reagime të mëdha, pasi po flitet se dhe disa luftëtarë të vërtetë u futën në listat e atyre të ‘rrejshëm’.

