Na Akakemine e Kosoves per Siguri Publike ne Vushtrri po mbahet miniolimpiada per persona me aftesi te kufizuara e organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Kosoves dhe Organizata e Femijve dhe prinderve me aftesi te kufizuara,nga MKRS nderkeq e mbeshtetur nga AKSP ,OSBE,KFOR- i dhe Karabinieret.
Në hapjen solemne ishin të pranishem drejtori i Akademisë Ismajl Smakiqi,ministri i MKRS Kujtim Gashi, zv.ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Burim Ramadani,kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri,drejtori i deprtamentit për rend dhe siguri publike nga OSBE Ake Roghe,kryetarja e komitetit paraolimpik të Kosoves Njomeza Emini,ambasadoret të Frances,Italise,Austrise e pjesmarres tjere.
Para të pranishmëve fjalime mbajtën Drejtori i AKSP-së Smajl Makiqi, Ministri i MKRS-së Kujtim Gashi, dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Tahiri ndër të tjera tha se kjo garë e bën më të bukur qytetin e Vushtrrisë kur ajo mbahet pikërisht në Vushtrri, dhe sidomos kur mbahen aktivitete të këtij lloji.