Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ndodh edhe kjo, kishte vetëm 5 vjeç në luftë figuron gabimisht në aktakuzën për rastin veteranët

    16/09/2018 | 16:12
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në aktakuzën e veteranëve mashtrues gjendet edhe një banor i Kostercit të Skenderajt. Aty, figuron se në kohën e luftës, Dan Dervishi kishte pesë vjet. Figuron gabimisht se është i lindur më 1991. Në dokumentet e Ministrisë së Brendshme i njëjti figuron se ka lindur më 1981.

    Dervishi për Express ka konfirmuar se vitin e lindjes e ka 1981 derisa ka thënë shkurt se ka qenë në luftë.

    Dervishi bashkë me më shumë se 19 mijë veteranë tjerë që dyshohen se janë të rrejshëm janë përfshirë në listën përfundimtare të mashtruesve, në aktakuzën e dërguar në Prokurori.

    Në listën e mashtruesve nga Zona e Drenices, Dervishi është i renditur në vendin 804.

    Dan Dervishi, i kontaktuar nga Express, nuk ka dashur të komentojë pse është përfshirë në aktakuzën e Blakajt. Vetëm ka thënë se është i lindur në vitin 1981 e jo siç është në aktakuzë në vitin 1991.

    “Jam kanë në luftë”, ka thënë Dervishi.

    Aktakuza e përgatitur nga prokurori Elez Blakaj me mijëra veteranë të rrejshëm, po fillon të zbardhet.

    Të premten Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave, të gjithë pjesëtar të komisionit qeveritar për njohje dhe verifikim të statusit të veteranit.

    Të akuzuarit janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.