Në Suedi mbahet sonte gara “Miss Universe Sweden”.
Në këtë garë është future edhe bukuroshja kosovare, ish-Miss Shqiptarja në Botë, Medina Hajra, shkruan arbresh.info.
Medina është e lindur në Suedi mirëpo ka prejardhje nga qyteti i Mitrovicës.
Në vitin 2016 ajo është zgjedhur përcjellësja e dytë e Miss Kosovës ndërkaq po në këtë vit ka fituar kurorën e shqiptares më të bukur në botë.
Medina mendohet të jetë një prej vajzave favorite për ta fituar edhe sonte kurorën e vajzës më të bukur në Suedi./Arbresh.info