Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ministria e Arsimit ka një lajm më rëndësi!

    17/09/2018 | 17:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka paralajmëruar fillimin e një fushate nëpër shkollat e Kosovës, ku do të sensibilizohen nxënësit lidhur me ruajtjen e ambientit.

    Këto janë bërë të ditura gjatë një takimi mes ministrit Bytyqi dhe ambasadores së Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

    Më poshtë statusi i plotë:

    Sot, kam pritur në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall me të cilën bisedova për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në sektorin e arsimit.

    Falënderova Ambasadoren Stjernvall për mbështetjen që Finlanda i ka bërë zhvillimit të arsimit në Kosovë, ku theksova se kontributi i Finlandës si vendi me arsimin më të përparuar në botë është i veçantë në aspektin e mbështetjes profesionale në zhvillimin e reformave të arsimit dhe hartimin e kurrikulës së re të Kosovës.

    Me Ambasadoren Stjernvall bashkëbiseduam edhe për mundësinë e fillimit të një fushate në disa shkolla të Kosovës ku do të bashkëbisedohet me nxënës të klasave I dhe IX lidhur me rëndësinë e ruajtjes së ambientit, ku dhe do të ndaheshin pako materialesh nga praktikat finlandeze për këtë qëllim.

    Rreth kësaj, e informova Ambasadoren, se MAShT ka angazhuar të gjitha institucionet arsimore në nivel vendi që ti bashkëngjiten fushatës për ruajtjen e ambientit, madje kam kërkuar nga mësimdhënësit që të flasin sa më shumë më nxënësit për këtë temë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Me intensitet të shtuar vazhdon ndërtimi i rrugës “Pestovë-Druar”
    • Ali Ahmeti për homazhe te varri i ish-presidentit Rugova: Lobimi i tij ishte kushtrim drejtësie
    • Pas vrasjes së Liridona Ademajt, të martën protestë në Prishtinë
    • Miftaraj: Vrasjet e grave nga burrat duhet trajtuar me shumë seriozitet si femicid
    • “Kosova, projekt i përkohshëm”, Miftaraj: Aliu duhet të shkarkohet menjëherë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.