Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka ka thënë se “kryelojtari i lojës me listat e veteranëve” ka qenë Aleksandër Lumezi.
“Këtë lojë e kanë bërë Elez Blakaj me Prokurorinë Speciale, por kryelojtari i lojës është Aleksandër Lumezi”, ka deklaruar ai në “Dossier D” në RTV Dukagjini.
Sipas deputetin të Nismës Socialdemokrate loja e ish prokurorit Blakaj është për të fituar vizën në Amerikë.
“Loja e Elez Blakaj është vetëm sa për të marrë azil politik në Amerikë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Zeka ka thënë se Presidenti duhet të shkarkojë menjëherë kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.
“Kam kërkuar publikisht, që Haradinaj së bashku me kryetarin e partisë time Fatmir Limaj dhe Kadri Veselin t’i kërkojnë presidentit Thaçi të shkarkojë Aleksandër Lumezi”.
Deputeti i koalicionit qeverisës ka thënë se prokuroria duke publikuar listat e veteranëve ka bërë shkelje të mëdha të drejtave të njeriut, dhe asgjë nuk mundë të justifikojë denigrimi që u është bërë luftëtarëve të UÇK-së.
Milaim Zeka ndër të tjera tha se Elez Blakaj nuk mund të ketë qenë i kërcënuar dhe se ai është dashur të jetë në krye detyrës.
“Mua çdo ditë më shajnë çikat dhe madje edhe nënën e vrarë në luftë. Po të merresha me kërcënime është dashur të largohem jo në Suedi, por në ndonjë planet tjetër”, tha ai./Telegrafi/