Para pak ditësh në seancën e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë është miratuar buxheti për vitin 2019, si dhe projektet në sektor të ndryshëm që do të dalin nga ky buxhet.
Sipas Drejtorit për Shëndetësi, Sylejman Meholli, ky buxhet vendos shëndetësinë si një nga prioritetet kryesore të qeverisjes për vitin 2019, ku sipas tij rritja e investimeve investimeve kapitalte me buxhetin e ri në sektorin e shëndetësisë është 85 % në raport me vitin 2018, ku nga 226 600 Euro sa ishin të planifikuara për vitin 2018, në vitin 2019 janë planifikuar investime 420 381 Euro.
Ky buxhet sipas tij do të jetë një reformë e thellë në Kujdesin Parësor Shëndetësor të Komunës së Vushtrrisë.
Meholli ka shpalosur edhe projektet kryesore kapitale të cilat mund t’i gjeni të listuara në vijim.
Projektet kryesore kapitale në shëndetësi për vitin 2019 janë:
I. Ndërtimi i QMF-së së re në Vushtrri projekt dy vjeçar 85 000 Euro (për vitin 2019)
II. Ndërtimi i zyrave për administratën e QKMF-së (kati II mbi laborator) 105 000 Euro
III. Pajisje të reja mjekësore 45 336 Euro
IV. Rregullimi i kulmeve të QMF-ve dhe AMF-ve 20 000 Euro
V. Renovimi i QMF-ve, AMF-ve të fshatrave, rregullimi i ngrohjeve dhe këndeve të vaksinimit 80 000 Euro
VI. Rregullimi i oborreve, hapësirave të QMF-ve, AMF-ve, rrethojave 50 000 Euro
VII. Teknologji informative 10 000 Euro
VIII. Furnizim me inventar 25 045 Euro