Zyra e Presidentit ka kontraktuar blerjen e medaljeve që shpërndahen nga i pari i vendit në raste të ndryshme.
Medaljet e Presidentit të Kosovës pritet t’i kushtojnë buxhetit të vendit 155 mijë euro apo 5 mijë euro më shumë se parashikimi i kontratës për një periudhë trevjeçare.
Këto medalje, i bie që buxhetit të Kosovës i kushtojnw mesatarisht 141 euro çdo ditë
Në fillim të këtij viti, në platformën elektronike të prokurimit “e-prokurimi” Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës (ZPRK), bëri të ditur se ka nënshkruar kontratë në vlerë 155 mijë euro për t’u furnizuar me medalje.
Në njoftimin e publikuar thuhet se kontrata do të jetë kornizë dhe në kohëzgjatje prej 36 muajve. Për këtë qëllim mjetet janë ndarë nga Buxheti i Kosovës.
Ky tender ishte i mbyllur për konkurrencën pasi ZPRK kishte përdorur procedurën e negociuar të prokurimit pa publikim të njoftimit për kontratë dhe kriter kishte vendosur tenderin ekonomikisht më të favorshëm.
Sipas njoftimit, ZPRK e Kosovës kishte parashikuar kontratë në vlerë prej 150 mijë euro përderisa kontrata në fund rezultoi të jetë më e lartë për 5 mijë euro apo me çmim të përgjithshëm të kontratës 155 mijë euro.
Kallxo.com është interesuar të mësoj më shumë lidhur me këtë aktivitet të prokurimit por ende kemi pranuar përgjigje nga Zyra e Presidentit./kallxo.com