Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Matoshi dhe Bahtiri bashkë me qytetarë pastrojnë Mitrovicën, dalin edhe në pjesën veriore

    16/09/2018 | 15:16
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot së bashku me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri kanë marrë pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.

    Matoshi ka thënë para qytetarëve se komuna e Mitrovicës dhe e gjithë Kosova do të jenë më të pastra, falë vullnetit të të gjithëve.

    “Jemi këtu në komunën e Mitrovicës  për dy tema të cilat lidhen me shëndetin tonë dhe kualitetin e jetës sonë. E para ka të bëjë me ajrin dhe ruajtjen e cilësisë së ajrit, që ne si Ministri e Mjedisit, organizojmë javën pa makina që po e fillojmë në Mitrovicë dhe do të zgjasë deri më 22 shtator në të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës. Po ashtu jemi këtu për t’i dhënë mbështetje edhe aksionit ‘Ta pastrojmë Kosovën’ që e kemi filluar dje dhe do vazhdojë deri më 22 dhjetor”, ka thënë Matoshi, përcjell Klan Kosova.

    Ai ka falënderuar gjithë qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve, Bashkësitë Fetare, FSK-në dhe KFOR-in për mbështetje në këtë aksion nacional për pastrimin e vendit.

    Ndërsa kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se kjo komunë do t’u ngjajë komunave evropiane.

    “Sot jemi mbledhur këtu së bashku me ministrin Matoshi për të qenë gjithmonë afër qytetarëve  dhe për të filluar aksionin për pastrim. Sot kemi dy aktivitete,  i pari për pastrimin e Mitrovicës dhe i dyti do udhëtojmë me biçikleta ose në këmbë për të mbrojtur mjedisin. Mitrovica do t’i ngjajë komunave evropiane dhe si të tillë do ta ruajmë” është shprehur ai.

    Matoshi dhe Bahtiri, kanë filluar aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” duke përshkruar rrugën nga objekti i komunës se Mitrovicës, deri te rrethi në pjesën veriore gjë të cilën e kanë bërë me biçikleta.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.