Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Deputeti Demalijaj tallet me ish-prokurorin Blakaj

    15/09/2018 | 20:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas aktakuzës që iu është ngritur nga Prokuroria Speciale, për rastin e veteranëve, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demalijaj, sot është bërë i ‘gjallë’.

    Ai ka hedhur disa fotografi në profilin e tij në ‘Facebook’, dhe në mbishkrimin e vënë sipër fotografisë, ka përmendur ish-prokurorin Elez Blakaj.

    Demalijaj është tallur me Blakajn, duke cituar deklaratat e tij ‘Duani UÇK-në, Duani Kosovën’, nga Amerika.

    Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme zyrtarisht Prokuroria Speciale e ka çuar në fund lëndën e punuar nga prokurori Elez Blakaj për t’i hetuar anëtarët e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të vetaranit.

    Në mesin e të akuzuarve janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Shkumbin Demalijaj:Relax o njerëz..!!!

    Çka nuk dëgjon njeriu..!! Edhe këtë fjalë e dëgjova..!!

    ,,Duani UÇK-në, Duani Kosovën”

    From Amerika: Elez Blakaj…2018..!!

    Hahahah..!!

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.