Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Lushtaku për aktakuzën u njoftua nga mediat, thotë se dikush po luan politika të pista

    14/09/2018 | 18:37
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

    Të akuzuarit në fjalë janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha , Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe S.E dhe F.SH.

    Periskopi ka kontaktuar me Nuredin Lushtakun, emri i të cilit figuron në aktakuzën për mashtrime me listat e veteranëve. Ai ka thënë se ende nuk ka pranuar ndonjë konfirmim zyrtar nga Prokuroria për ndonjë aktakuzë ndaj tij.

    ‘’Asnjë njoftim zyrtar nuk e kam për ngritje të aktakuzës ndaj meje. Të vërtetën e kësaj aktakuze unë nuk e di as vetë. Unë e kam thënë edhe herën e parë atëherë dhe kam qenë në Prokurori sikurse shumë të tjerët që kanë qenë. Më ka pyet rreth procesit Prokurori, qysh ka shku procesi. Edhe une nuk e di që kam pasë asnjë aktakuzë të ngritne ose akuzohem për diçka’’, ka qenë përgjigja e tij për Periskopin.

    Lushtaku, si verifikues i brigadës 114, sikurse para një muaji, thotë se këto informacione po i merr përmes mediave dhe se dikush po luan politika të pista me këtë çështje.

    ‘’Nuk e di cfarë aktakuze i bëhet dikujt kur nuk njoftohet për asnjë gjë dhe në media e marrin mediat përpara. Pak a shumë po dihet cka janë këto aktakuza, por ata që i kanë bërë le t’i bëjnë deri në fund, tani te kqyrim. Se këto politika të pista është ka i bën dikush për teke të veta edhe le t’i grahin.’’, thotë Lushtaku.

    Lidhur me fryerjen e listave të veteranëve të luftës së fundit në Kosovë, Lushtaku ka thënë se Prokuroria duhet të merret me këtë punë dhe se krejt çka ka ditur i ka thënë para Prokurorisë më herët.

    ‘’Shko vete Prokurorinë, ata e dinë e kanë bo këtë problem qysh e kanë bërë. Listat i kanë, edhe të mëhershmet edhe le t’i kqyrin edhe le t’i vlerësojnë çka. Edhe Prokurorinë, edhe institucionet. Unë çka kam pasë me thanë, i kam thanë kur më ka vetë ai zotëria atje dhe i kanë shënimet’’, shton Lushtaku.

    Prokuroria në aktakuzë ka propozuar që gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

    Nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.