Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Lumnije Thaçi merr pjesë në pritjen e organizuar nga Melania Trump

    24/09/2018 | 10:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, është duke e shoqëruar Presidentin e Republikës së Kosovës në javën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

    Sipas kumtesës për media dërguar nga Zyra e Presidencës, zonja e Parë e Kosovës sot do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili pritet të mbajë një fjalë rasti në ngjarjen e organizuar me temë “Një thirrje globale për veprim përkitazi me problemin e drogës në botë”, ku do të flasë për luftën kundër narkotikëve dhe do të takohet me krerë shtetesh nga e gjithë bota.

    Nesër, më 25 shtator, me ftesë të presidentes dhe themelueses së platformës globale “Fashion 4 Development”, Evie Evangelou, Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, do të marrë pjesë në Drekën e Tetë Zyrtare Vjetore të Zonjave të Para.

    Gjatë kësaj ngjarjeje, Zonja e Parë e Kosovës do të takohet me homologe nga shtete anekënd globit.

    Platforma “Fashion 4 Development” është themeluar në janar të vitit 2011 në mbështetje të Objektivave të Mileniumit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe të lëvizjes globale “Çdo grua, çdo fëmijë”, lëvizje të cilës i priu ish Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

    Qëllimi i “Fashion 4 Development” është të promovojë ndryshime pozitive shoqërore dhe të shfrytëzojë fuqinë e industrisë së modës dhe bukurisë, duke zbatuar strategji kreative për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe pavarësi të komuniteteve në mbarë botën, përmes shprehjes së modës.

    Në ceremoninë e organizuar nga kjo platformë pritet t’u ndahen çmime grave që kanë kontribuar në fushat përkatëse.

    Në mesin e të dekoruarave do të jenë Carmen Busquets, Edëina Dunn, Ellie Goulding, Amber Heard, Francine LeFrak, Stuart McCullough, Melanie Steiner.

    Ndërsa, më 26 shtator, me ftesë të Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, Zonja e Parë e Kosovës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.