Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Loja e Qeverisë me ushtrinë

    15/09/2018 | 08:59
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Krijimi i ushtrisë së Kosovës po konsiderohet si mision vështirë i realizueshëm, pasi që votimi i Pakos së Ligjeve për Ushtrinë nga Qeveria e Kosovës është bërë pa përkrahjen e faktorit ndërkombëtar.

    Në Qeveri thonë se për këtë veprim kanë përkrahjen e aleatëve ndërkombëtarë, derisa në anën tjetër opozita po vlerëson se kjo Qeveri, por edhe ato para kësaj po luajnë “pingpong” me ushtrinë.

    Ndonëse para dy ditësh Qeveria e Kosovës votoi Pakon e Projektligjeve për Transformimin e FSK-së në Ushtri, një gjë e tillë mbetet e vështirë për t’u realizuar.

    Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se reagimet e NATO-s dhe të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, të ardhura pas vendimit të Qeverisë, tregojnë se bërja e ushtrisë nuk do të lejohet të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve ligjore, duke shpërfillur amendamentimet e Kushtetutës.

    Pavarësisht deklaratës së Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ku thuhej se institucionet e Kosovës nuk janë konsultuar me ta për vendimin mbi ushtrinë, nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë “Zërit” se kryeministri Ramush Haradinaj është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën në fjalë.

    Mirëpo, përfaqësuesit e opozitës shprehen tejet skeptikë nëse nisma e Haradinajt mund të shkojë deri në fund, pikërisht pasi sipas tyre qëndrimi i ndërkombëtarëve nuk ka ndryshuar.

    Ndonëse e mbështesin krijimin e ushtrisë, ata thonë se nisma e kreut të ekzekutivit është ndërmarrë vetëm për t’i mbuluar çështjet e tjera, duke e keqpërdorur çështjen e ushtrisë./veriu.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbrojtja e Veselit: Klienti ynë nuk ka cenuar identitetin e dëshmitarëve
    • Shifra alarmante, 88 të vdekur nga aksidentet për 10 muaj në Kosovë
    • Halimi: Kur Liridona do të duhej ta gëzonte jetën, ajo varroset e zhvarroset, duke mos e fituar paqen as në amshim
    • “I dua gratë”, motra e Liridona Ademajt kërkon drejtësi teksa publikon një pjesë të bisedës me të ndjerën
    • Jovanovic lajmërohet nga Merdarja: Kurti më pyeti a është Beogradi aq interesant e i bukur sa kur ishim studentë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.