Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ka thënë se me iniciativë të Qeverisë së Kosovës dhe me kërkesë të familjeve sot do të bëhet rivarrimi i eshtrave të heroit të Kombit, kolonel Ahmet Krasniqit dhe dëshmorit Qazim Jakupi.
“Rivarrimi i eshtrave të kolonel Krasniqit po bëhet 20 vjet pas vrasjes së tij në rrethana ende të pasqaruara. Liria e Kosovës është arritur me gjakun dhe mundin e shumë brezave! I paharrueshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit! Lavdi!”, ka shkruar Limaj në Facebook.