Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Liberalizimi, mundësi apo mashtrim per rininë

    30/09/2018 | 19:20
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Liberalizimi i vizave për rininë tonë po shihet një dritare e madhe në drejtim të levizjes së lirë të rinisë sonë. Rinia jonë si e vetmja e izoluar në rajon dhe Evropë. Me anë të liberalizimit po i ofrohet mundësia e barabartë e lëvizjes me të gjithë të rinjët tjerë. Perspektiva e ulet që po i ofrohet në Kosovë ka bërë që rruga e vetme për ta të mbes migrimi nga vendi dhe kërkimi i një rruge të re drejt stabiliizimit të tyre jetësor Shkaqet tanimë dihen, që gjendja e rëndë ekonomike, arsimore, shëndetësore, sociale ka bërë që Liberalizimi i vizave.të jetë zgjidhja e vetme për rininë.

    Mundësia e shfrytëzimit të Liberalizimit për punë në vendet evropiane është një shkelje e rregullave të liberalizmit të cilën e kanë bërë më herët edhe vendet tjera fqinje. Mirëpo humbja e shpresës nga ana e rinisë së vendit tonë për një perspektivë më të mirë për të ardhmen ka bërë që të kërkohen të gjitha rrugët, shtigjet vetëm që të realizojnë ëndërrën e tyre për një jetë më të mirë. Evropa është duke importuar nga Kosova për momentin kuadrot më profesionale të vendit tonë dhe deficitare duke i ofruar kushte më të mira që të punojnë në profesionet e veta në të cilat kanë dhënë maksimumin e mundshëm profesional dhe që nuk i është shpaguar mundi në vendin e tyre.

    Institucionet qeverisëse në Republikën e Kosovës nuk i kanë kushtuar vëmendjen e merituar rinisë as në politikat e arsimit. Faza e parë ku është dashur të ofrohen programe adekuate që në shkollim të mesëm – janë shkollat profesionale me drejtime praktike në mënyrë që të bëhet aftësimi i duhur profesional dhe që të realizohet punësimi me i shpejt i tyre. Niveli kaq i lartë i diplomave Bachelor dhe Master me të cilat janë të pajisura rinia jonë dhe në anën tjetër niveli kaq i lartë i papunësisë së rinisë sonë është një shenjë alarmuese për institucionet tona arsimore në mënyrë që të realizojnë strategji të mirëfillta ku bazohen në tregun e punës e jo në kërkesat militante e partiake në mënyrë që të plotësohen apetitet e partive politike. Sistemet dhe strategjitë profesionale duhet të jenë të shpejta, praktike dhe me synim ardhmërinë e rinisë sonë.

    Politika vendore ka një obligim moral që rinisë sonë t’i ofron kushte optimale në mënyrë që të japin kontributin për vendin e tyre. Liberalizimi i vizave duhet të jetë edhe një mundësi për shkëmbim të përvojave me rininë evropiane. Vendi ynë ka fatin që ka një rini mjaftë të shëndosh dhe të aftë e të gatshme për punë qka nuk e ka ҫdo vend. Kësaj rinie i kanë borgj këta politikanë që të i’a ofrojnë kushtet që ia lehtesojnë jetën e jo e kundërta. Ofrimi i një të ardhme të sigurt rinisë sonë do ti jepte një vullnet dhe kthim të shpreses rinisë sonë për të dhënë kontributin e tyre të vlefshem në vendin tone.

    Shkroi:
    LL.M. Shpëtim Morina

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.