Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Liberalizimi i vizave, ja çka ndodh javën e ardhshme në Kosovë

    18/09/2018 | 08:55
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Grupi Punues për Vizat (COWEB), i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian, javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën për të parë nga afër punën që është bërë sa i përket reformave, posaçërisht rreth sundimit të ligjit dhe aspekteve tjera që ndërlidhen me të

    Procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë ka hyrë në një fazë dinamike. Të hënën ky proces ka kaluar në “duart” e Grupit Punues për Vizat (COWEB), i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian.

    Ky Grup pritet që më 25 dhe më 26 shtator ta vizitojë Kosovën për të parë nga afër punën që ka bërë Kosova në sundimin e ligjit dhe në çështjet tjera që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.

    Pas kësaj faze çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të kalojë në instancën e dytë që quhet COREPER (Ambasadorët e Përhershëm në Këshill të BE-së).

    Menjëherë pas kësaj faze çështja e vizave do të kalojë për votim në Këshillin e Ministrave të shteteve anëtare të BE-së.

    Përfaqësues të institucioneve të Kosovës shprehen optimistë se këtë vit Kosovës do t’i hiqet regjimi i vizave për zonën Shengen, pasi janë përmbushur të gjitha kërkesat nga Bashkimi Evropian.

    Në anën tjetër njohës të integrimeve evropiane thonë se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza tek në maj të vitit të ardhshëm./Zeri/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.