Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Lëvizja për Bashkim: Mbrojtja e kufizimit të sovranitetit nga politikanë shqiptarë, skandaloze

    14/09/2018 | 20:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lëvizja për Bashkim, përmes një deklarate thotë se liderët e Luginës para pak ditësh, iu drejtuan institucioneve shtetërore të Kosovës me kërkesën për miratimin e një rezolute në Kuvendin e Kosovës, përmes të cilës do ta mbështesnin vullnetin politik të shprehur më 1 e 2 mars të vitit 1992, për bashkimin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me Kosovën.

    “Reagimi i disa subjekteve politike, por edhe i vetë Kryeministrit, ishte krejtësisht skandaloz dhe në shpërputhje me vullnetin dhe aspiratat e qytetarëve të vendit. Ata e klasifikuan këtë kërkesë si kundërkushtetuese, duke iu referuar nenit 1.3 të Kushtetutës së Kosovës, i cili ia ndalon Kosovës bashkimin me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti tjetër”, thuhet në deklaratën e LB-së.

    LB thekson se detyrë e secilit politikan të vendit është përpjekja për forcimin e sovranitetit të tij e jo mbrojtja e kufizimeve të këtij sovraniteti të vendosura në kushtetutë.

    “Këto kufizime janë të imponuara dhe produkt i rrethanave të caktuara politike. Ato janë pranuar për shkak të kontekstit të caktuar politik por me to nuk duhet të pajtohemi asnjëherë. Prandaj, në rrethana të reja, vazhdimi i ruajtjes së këtyre kufizimeve mund të bëhet vetëm nga një politikë e nga politikanë regresivë”, thuhet tutje.

    Lëvizja për Bashkim thotë se qëndron e palëkundur në vendosmërinë dhe përcaktimin e vet të kahmotshëm për forcimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës deri në atë shkallë sa të jetë e aftë të vendosë vetë për të ardhmen e saj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Peci: Kosova do t’i ketë 18 milionë litra qumësht nga viti 2024 e tutje
    • Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste me Kurtin
    • Pesë profesionet që po kërkon më së shumti Gjermania, paga shkon deri në 4500 euro
    • Policia e Kosovës po braktiset, veç këtë vit kanë dhënë dorëheqje 40 pjesëtarë
    • Osmani: Lidhja e Prizrenit thirrje për bashkim kombëtar kur po rrezikohej ekzistenca e kombit
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.