Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Lajm tronditës për veteranët e rrejshëm , prokuroria sapo mori këtë vendim

    13/09/2018 | 14:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, ka mbajtur takim me prokurorët e kësaj prokurori ku ka caktuar dy prokurorë të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, të cilat po dyshohen për manipulime.

    Kryeprokurori Selimaj, ka kërkuar nga prokurorët e caktuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës.

    Po ashtu, Prokuroria e Gjakovës në koordinim të plotë me njësinë e krimeve ekonomike dhe korrupsion në Gjakovë, ka filluar hetimet paraprake për identifikimin dhe verifikimin e 191 personave të dyshuar si veteranë dhe akterët e tjerë të përfshirë në procesin e rekrutimit, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale “falsifikim i dokumentit”, “mashtrim dhe legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë”.

    Vlen të theksohet se Prokuroria Themelore në Gjakovë, është e përkushtuar që ta trajtojë çdo rast me seriozitetin më të lartë moral e profesional./veriu.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.