Granti Namoni 29 vjeçar, është gjetur pa shenja jete mbrëmë në banesën e tij në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Bajram Kelmendi” të kryeqytetit, shkruan lajmi.net.
Policia ka njoftuar gjithashtu se vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërsa, familjarët kanë njoftuar për varrimin e të ndjerit që bëhet sot (05.09.2018), në varrezat e qytetit në lagjen Arbëria.
Edhe familjarët në njoftimin e tyre mbi vdekjen e Granitit thotë se vdekja e tij ka qenë e papritur.
Nga prokuroria kanë thënë se kujdestare viktima nuk ka pasur shenja te dhunës në trup.
“ Viktima është rreth moshës 29 vjeçare. Sipas prokurores kujdestare viktima nuk ka pasur shenja te dhunës. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion po presim rezultatet”, ka njoftuar Ibrahim Berisha./drenica.press