Nesër mot me vranësira dhe diell.
Ndërkohë mbi rajonin tonë vazhdojnë të shtrihen fusha të presionit të lartë, e një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të kaloj mbi rajon, ku ditëve të fundjavës do të sjell vranësira kalimtare, e ditën e diel pritet edhe të zbres lehtë temperaturat. Nuk përjashtohen mundësitë edhe për riga lokale shiu.
E shtunë – Mot me vranësira dhe diell.
E diel – Mot pjesërisht i vranët.
E hënë – Mot pjesërisht i vranët. Ditën e martë gjatë mbrëmjes vranësirat do të shtohen, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.
E martë – Mot pjesërisht i vranët.
Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 4C deri në 6C, e maksimalet nga 17C deri në 21C.
Do të fyejë erë mesatare nga verilindja 2-11m/s..
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e në fillim të javës pritet të pësojë rënie rreth këtyre vlerave, përcjell Telegrafi.