Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Krasniqi: Tendenca për ta bërë Kosovën Republikë Presidenciale

    20/09/2018 | 21:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka theksuar se letra që presidenti i Kosovës sot ia paska dërguar Gjykatës Kushtetuese, është më shumë sesa më e shndërruar Republikën Parlamentare me Qeveri të fortë, në Republikë Presidenciale të ngjashme me Republikën Presidenciale të Erdoganit?!

    “TENDENCA PËR TË BËRË KOSOVËN REPUBLIKË PRESIDENCIALE!

    Letra që Presidenti i Kosovës sot ia paska dërguar:” Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, që flet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që duhet të ndodhë me 2/3 e votave të deputetëve”.

    Të gjithë shqiptarët duhet ta marrin si alarm për të ndryshuar rregullimin shoqëror parlamentar në Republikën e Kosovës. E në mënyrë të veçantë, alarmi duhet t’i godet përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve të Kosovës, deputetet të cilët e kanë përgjegjësinë kryesore për ta ruajtur rendin Kushtetues në Republikën Parlamentare të Kosovës.

    Në një situatë të tillë, të gjitha partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, duhet t’i marrin të gjitha masat për ta ruajtur sistemin demokratik të Republikës Parlamentare nga çdo formë e autoritarizmit e despotizmit të individit të papërgjegjshëm. Kërkesa e Presidentit të Kosovës është më shumë sesa më e shndërruar Republikën Parlamentare me Qeveri të fortë, në Republikë Presidenciale të ngjashme me Republikën Presidenciale të Erdoganit?!

    Kushdo që ka sy e vesh e sheh ketë”, ka shkruar Krasniqi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.