Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Komuna e Vushtrrisë​ kërkon nga Qeveria kompensimin e dëmeve për bujqit

    11/09/2018 | 19:03
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në pamundësi që ti kompensoj dëmet e shkaktuara në bujqësi si pasojë e vërshimeve, Komuna e Vushtrrisë sot edhe zyrtarisht ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndaj mjete për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi si pasojë e vërshimeve.

    “Komuna e Vushtrrisë gjatë muajit korrik është goditur nga vërshimet e shiut. Më këtë rast shumë ekonomive familjare dhe bujqve ju janë dëmtuar mbjelljet bujqësore.

    Komuna e Vushtrrisë, duke u bazuar në ligj, ka themeluar Komision për vlerësim të dëmeve. Megjithatë, Komuna nuk ka buxhet të ndarë për të kryer këtë kompensim”, thuhet në shkresën që kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i ka drejtuar sot kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Kërkojë me mirëkuptim nga Qeveria e Kosovës që të merr vendim e të kompensojë këto dëme nga vërshimet për qytetarët dhe bujqit e Komunës së Vushtrrisë, thuhet në shkresën e kryetarit Tahiri të cilës i është bashkangjitur edhe një raport përmbledhës i Komisionit për vlerësimin e dëmeve duke përfshirë edhe fotografi të dëmeve që janë shkaktuar si pasojë e vërshimeve.

    Sipas vlerësimit të Komisionit komunal, si pasojë e vërshimeve ekonomive familjare dhe bujqve të Vushtrrisë u janë shkaktuar dëme në vlerë 118,492.00 €.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një burrë plagoset me armë zjarri në Skënderaj
    • Kurti në telefon me Erdoganin: I shpreha shqetësimin tim për dhunën e milicisë serbe
    • Gazetarja ukrainase Olha Priadko strehohet në Kosovë me djalin e saj
    • Grenell pajohet me ambasadorin Hovenierin: Kurti e krijoi kaosin
    • Kurti: Amerika partner kyç, do ta konsultojmë gjithmonë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.