Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Komandanti i KFOR-it zbulon gjithçka rreth ditës së djeshme, tregon arsyen pse nuk intervenuan për heqjen e barrikadave në Drenicë

    10/09/2018 | 15:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komandanti i KFOR’it Salvatore Cuouci, ka thënë se ata ishin të gatshëm të intervenojnë gjatë vizitës së Aleksandër Vuçiqit në Kosovë.

    Ai i ka thënë televizionit serb First, se ka qenë vendim i institucioneve të Kosovës, që të ndalonin Vuçiqin për të shkuar në fshatin Banjë të Skënderajt.

    “Ne kemi qenë të gatshëm për çdo situatë, megjithëse kemi qenë numër tre sa u përket përgjegjësive. E par aka qenë Policia e Kosovës, pastaj EULEX dhe në fund ne. Mirëpo, kemi qenë të gatshëm për çdo situatë të mundshme që mund të krijohej si dhe kemi qëndruar në pikën kufitare ku ka kaluar Vuçiq për të krijuar ambient të sigurt. Mirëpo, në përgjithësi gjithçka ka shkuar në rregull, përjashtuar rastin e fshatit Banjë. Meqenëse ky fshat ndodhet në një lokacion që ka një histori nga lufta e fundit, ka pasur polici aty mirëpo duke qenë se ka pasur edhe protestues, për ne, ka qenë e mirëseardhur vendimi i presidentit tuaj që të mos shkojë në atë fshat. Nëse ne do të intervenonim, situata do të ishte shumë më ndryshe. Në fund u gjet zgjidhja edhe për këtë dhe për ne ka qenë një veprim mirë i menduar, pra mosshkuarja e Vuçiqit në Banjë”, ka thënë ai për median serbe, nëpërmjet skype.

    “Në çdo rast, ne kuptohet që ishim të gatshëm të intervenonim por për këtë na duhej një leje zyrtare’, ka thënë ai.

    Sipas tij, gjëja më e rëndësishme ka qenë që askush të mos lëndohej gjatë vizitës së Vuçiq në Kosovë.

    ‘Çështja primare ka qenë siguria e presidentit, anulimi i kësaj vizite ka ‘anuluar’ edhe situate tjera problematike të cilët mund të ndodhnin në atë vend’, ka thënë ai.

    Ai ka shtuar se KFOR ka qenë i pranishëm në vendin ku janë vendosur barrikadat, afër fshatit Banjë dhe ishte i gatshëm të ndërhynte në çdo situatë, pork a thënë se më mirë është ‘që gjithçka ishte nën kontroll dhe në këtë mënyrë janë evituar konfliktet mes vizitorëve dhe protestuesve”.

    Ai ka thënë gjithashtu se Policia e Kosovës janë përkujdesur mjaft mirë për sigurinë e presidentit serb si dhe kanë anashkaluar çdo lloj provokimi.

    “E them edhe njëherë se KFOR ka qenë i gatshëm të intervenojë edhe tek barrikadat, por meqenëse u mor vendimi nga institucionet e Kosovës që vizita e presidentit tuaj të anulohet në fshatin Banjë, më pas gjithçka shkoi në rregull dhe them edhe një herë se kjo është më e rëndësishmja”, ka shtuar ai./Periskopi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.