Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Komandanti i KFOR-it: Prishtina vendosi të shmangte vizitën e Vuçiqit në Drenicë

    10/09/2018 | 10:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, ka thënë se KFOR ishte i gatshëm që të intervenonte gjatë vizitës së presidentit të Serbisë në Kosovë, Aleksandar Vuçiq.

    Kështu shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave, ai ka thënë se kanë qenë institucionet e Kosovës ato që kanë vendosur të shmangin vizitën e Vuçiqit në fshatin Banjë të Drenicës.

    Siç thuhet të ketë shpjeguar ai, përcjell Telegrafi, në Kosovë, në zinxhirin e komandës, KFOR është në vendin e tretë.

    “Së pari policia, pastaj EULEX dhe pastaj ne. Ne ishim të gatshëm për të ndërhyrë në të gjitha fushat në të cilat ishte presidenti në mënyrë që të ketë një mjedis të sigurt. Gjithçka ishte në rregull, përveç në fshatin Banjë”, ka thënë Cuoci.

    Gjëja më e rëndësishme është, thotë komandanti i KFOR-it, se askush nuk ishte në rrezik.

    E njëjta gjë do të bëhej, thotë ai, edhe për çdo president tjetër që do të vizitonte Kosovën.

    “Para së gjithash, është për të siguruar sigurinë e atij që vjen për të vizituar. Çështja kryesore është siguria e Presidentit, dhe në qoftë se kjo nuk është e mundur duhet të shmangim këtë vizitë. Kështu që unë mendoj se kjo ishte diçka e mençur për të shmangur këtë vizitë, për të shmangur një situatë të ndryshme”, ka vlerësuar ai. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.