Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, (AKK) se pagë vjetore merr 32 mijë euro ndërsa mëditja e tij është mbi 9 mijë euro.
Thaçi posedon tokë bujqësore në vlerë prej 180 mijë euro dhe një shtëpi 250 metra katrorë të cilën e ka deklaruar se është pronë e përbashkët.
Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
Pasuri të luajtshme presidenti Thaçi ka deklaruar dy vetura “Audi Q5” që është në pronësi të bashkëshortes së tij, Lumnije Thaçi dhe “Audi A4” pronë e përbashkët, ku të dyja këto kapin vlerën prej 38 mijë euro.
Ndërsa para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ka deklaruar se ka në dy banka të Kosovës ku vlera e tyre kap shumën e prej 139,704 mijë euro ndërsa në njërën prej bankave ka kursime për fëmijë në vlerë prej 10,280 euro.
Ndërsa në të njëjtin institucion financiare krahasuar me vitin e kaluar presidenti Thaçi kishte deklaruar 290. 000 mijë euro, me prejardhje nga shitja e shtëpisë.