Kanë qenë të shumta ngushllimet e ditës së sotshme në adresë të familjes dhe mbarë të qytetarëve të Vushtrrisë.
Kjo, ngase sot ndërroi jetë pas një beteje me kancerin djaloshi nga Vushtrria, Qëndrim Aliu, i cili muaj më parë ishte dërguar për shërim në Turqi pas një organizimi mahnitës për t’i dalë në ndihmë nga qytetarë e biznese nga Vushtrria por edhe mbarë Kosova.
E kur jemi te ngudshllimet është edhe klubi vushtrrias ai që ka shprehur ngushllime për humbjen e Qëndrim Aliut.
Në vazhdim gjeni të plotë telegramin e ngushllimit të lëshuar nga faqja zyrtare e KF Vushtrria.
Telegram ngushllimi
Me keqardhje sot pranuam lajmin se ka nderruar jete tifozi jone Qendrim Aliu.
FC Vushtrria i shpreh ngushllime familjes, rrethit, shoqerise, njeherit gjithe Vushtrrise, qytet ky i cili u mobilizua dhe u bashkua per t’i qendruar pran djaloshiti i cili po luftonte me semundjen e rende.
Qendrim, Vushtrria nuk te harron kurre, pusho i qete ne paqe.
FC Vushtrria
Shtator 2018