Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Këto janë propozimet e Kadri Veselit në Kryesi

    06/09/2018 | 18:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Me kërkesë të kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga ora 2:30 janë mbledhur të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare.

    Ky takim erdhi pas që as pozita e as opozita nuk kanë arritur të kenë kuorum për seancat e jashtëzakonshme që kanë thirrur së fundmi shkruan GazetaBlic.

    Takimi ishte i mbyllur për media, por që GazetaBlic, ka arritur të siguroj propozimet që Kadri Veseli i ka dhënë shefave të GP për ta tejkaluar këtë ngërç të krijuar që tre ditë.

    Veseli ka propozuar që të merret vendim që të mos bllokohet puna e Kuvendit, dhe të gjithë të marrin pjesë aktive në punimet e seancave.

    Të vendosim që të dy çështjet e ngritura për diskutim të shqyrtohen e votohen nga deputetët veç e veç, dhe rezultati i votimit të jetë i obligueshëm për të gjitha palët
    Të bashkëngjisim propozimet e të dyja palëve në një dokument të përbashkët që do të quhet rezoluta e Kuvendit të Kosovës, lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
    Rezoluta do të përmbajë propozimet e opozitës dhe propozimet e platformës së PDK lidhur me dialogun, platformë e cila kohë më parë iu është shpërndarë të gjitha palëve.
    Të propozojmë dy rezoluta njërën nga pozita e njërën nga opozita dhe ti votojmë veç e veç

    Nëse arrijmë marrëveshje atëherë përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare të ulen menjëherë bashkë më expertë të tyre dhe brenda dy orëve ta thërrasim seancën./drenica.press

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    • Vushtrri, Dyshohet se para 10 vitesh një burrë abuzoi seksualisht me një tjetër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.