Deputeti i Kuvendit të Kosovës Shkumbin Demaliaj ka vazhduar reagimet e ashpëra ndaj prokurorit Elez balkaja. Ai e ka quajtur Blakajn, bir kudre dhe idiot.
Deputeti i AAK’së ka thënë se nëse Blakaj nuk ndiqet nga shteti i Kosovës, këtë do ta bëjë ai dhe familja e tij, duke e ndjekur Blakajn deri në zbardhjen e këtij rasti.
“Ai është një idiot, një bir kudre, unë do ta ndjekë privatisht me familjen time në qoftë se shteti i Kosovës nuk bënë asgjë rreth hetimit të këtij prokurori”, tha Demaliaj.
Demaliaj ka thënë se e gjithë familja e tij është sharë dhe ka pasur presion shumë të madh – dhe se është ndjerë shumë i fyer që babai i tij i varrosur me nderime ushtarake është hequr nga lista.
Ndërsa një ditë më parë ai ka shfaqur mllefin në Facebook duke e quajtur Blakajn dezertor.
“Evvvv Elez Blakaj hallall të qoftë..!!!!!!!!!!!!
Por Babain tim Bajram Demaliaj të vdekur dhe të varrosur me nderimet më të larta ushtarake me ma shpallur mashtrues kurr hallall mos të qoftë o Dezerter..!!
Shteti im i dashur dua drejtësi nga ti qe atë fundrrinë ta ktheni dhe gjykoni në Kosovë..!!
Bashkëluftëtarë të UÇK- së mbajeni kokën lartë sepse askush nuk mundet të na thyej..!!” kishte shkruar ai.