Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nezir Çoçaj ka njoftuar se nga dita e sotme e ka dorëzuar mandatin e deputetit. Lajmi është bërë i ditur nga vet deputeti përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.
Ish deputeti ka thënë se arsyet janë personale dhe sipas tij, kanë të bëjnë me çështje profesionale.
Çoçaj ka falënderuar strukturat e partisë, anëtarët dhe përkrahësit e tij.
Postimi i plotë i Nezir Çoçajt:
Njoftoj qytetaret se nga dita e sotme kam dorezuar mandatin e DEPUTETIT.
Arsyet jane personale ( ka te beje me ceshtje profesionale).
Po ashtu, falenderoje strukturat e partise, anetaret, perkrahesit dhe simpatizantet per mbeshtetjen e sinqerte te tyre.
Shpresoje shume qe te mos kem zhgenjyer shume nga ju! Por jam i sigurt që me qëllim dhe me vetëdije nuk kam dashur asnjehere t’ju lendoje me veprimet e mija, gjegjesisht me mosveprimet.
Respekt te pafund per ju!../Indeksonline/