Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    “Ja pse u bë futja e emrave të luftëtarëve të vërtetë në lista të mashtruesve, kjo është e vërteta”

    18/09/2018 | 09:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në emisionin Frontal në Televizionin T7, anëtari i Këshillit të veteranëve, Xhevdet Qeriqi ka thënë se publikimi i listave të veteranëve të rrejshëm ku ndër ta janë edhe persona që kanë luftuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre gjatë luftës në Kosovë është i qëllimshëm.

    Ai po ashtu ka thënë se për këto lista nuk po reagojnë veteranët e rrejshëm, por veteranët e vërtetë.

    Qeriqi është shprehur se futja e emrave të luftëtarëve të vërtetë në listat e veteranëve të rrejshëm që janë shpërndarë së fundmi është i qëllimshëm.

    Kjo sipas tij, ka rrjedhë nga vetë institucionet e Kosovës dhe Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranëve, pasi ata nuk kanë arritur tash e 5 vite t’i evidentojnë luftëtarët e vërtetë, edhe pse thotë që kjo është e lehte sepse dihet se sa ushtarë ka pasur Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    “Krejt këtë e shoh si një lojë të qëllimshme për shumë arsye. Ky Komision ka fillua që 5 vite dhe s’ka arritur ta përfundojë këtë proces. Është e tmerrshme të luhet me emrat e atyre që kanë luftua.

    Ne si shtet po i shuajmë edhe shpresat e rinisë për të ardhmen kur e shohin çfarë po bëhet me këto lista”, është shprehur Qeriqi.

    Ai tutje ka theksuar se përdorimi i emrave të atyre që kanë dhënë kontributin gjatë luftës në Kosovë është i qëllimshëm, e krejt kjo që të krijohet huti dhe të luhet me ndjenjat e luftëtarëve të vërtetë.

    “Qëllimisht janë përdorur emrat e vërtetë që të krijohet huti dhe të luhet me ndjenjat e luftëtarëve të vërtetë. Këto lista kanë mundur të përfundohen brenda një muaji pasi të gjithë e dimë sa ushtarë ka pasur UÇK’ja, ka pasur edhe lista që i janë dorëzuar KFOR’it menjëherë pas luftës.

    Është tmerr kjo çfarë po ndodhë, njerëz që s’kanë bërë asgjë për luftën të jenë në lista të veteranëve, ndërsa njerëzit kanë derdhur gjak për ta mbrojtur këtë vend”, ka thënë Qeriqi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshime për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, flasin nga Policia
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    • Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ka lejuar tenderë sekretë dhe import të rrymës prej qindra milionë eurosh
    • KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin
    • Ismet Kryeziu sqaron se çka ndodh në Mitrovicë nëse vërtetohen keqpërdorimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.