Debatet rreth publikimit të listave të veteranëve të luftës po vazhdojnë ende. Në vend ka pasur deklarime publike kundër emrave që janë futur në këto lista pa qenë pjesëmarrës në luftën në Kosovë. Për shkak të manipulimeve me lista, shumë veteranë të vërtetë të UÇK’së kanë hequr dorë nga certifikata e veteranit. Por ka ende të atillë të cilët nuk duan që t’i dorëzojnë certifikatat, por thonë se mashtruesit dhe matrapazët duhet dorëzuar në sistemin e drejtësisë.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arif Muqolli i cili ka qenë në frontin e luftës në zonën e Llapit, po deklaron se nuk e ka ndërmend që të heq dorë nga certifikata e veteranit të UÇK’së, pavarësisht manipulimeve që janë bërë me këto lista.
Këto deklarata Muqolli i ka bërë pas reagimit të veteranit, Besnik Sheqiri, njëri prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, i cili deklaroi se ka hequr dorë nga pozita e veteranit.
E Muqolli thotë se nuk duhet dorëzuar certifikata e veteranit, por matrapazët dhe mashtursit sipas tij duhet të raportohen para orgnave përgjegjëse.
“Hiqni sa nuk është bërë vonë, se me i hjekë po se po, por siç thotë populli”me faqe të zezë. Mos harroni se për interesat e juaja partiake e klanore, si dhe ato familjare materiale të jueja, ne jemi këtu ku jemi”, ka shkruar ish luftëtari i UÇK’së.
Reagimi i plotë:
HEQJA DORE NGA STATUSI I VETERANIT-AKT MORAL I NDERGJEGJESHMERISE APO DOREZIM PARA ABUZUESEVA SHTETERORE
Eshte e dhimbeshme dhe trishtuese qe njrezit e sakrifices dhe te idealit,te deshprohen dhe ta humbasin shpresen,pas 20 vte lirie!
Akti i djeshem i bashkeluftetarit tane,Besnik Sheqirit,tregon me se miri per kete,dhe eshte nje sinjal per te gjithe njerezit e sakrifices dhe te idealit,se durimi duhet ta kete edhe nje kufi.
“Jam betuar ne lufte se krejt jeten do te punoj per kete vend. Ketij betimi i qendroj edhe sot,edhe neser derisa te me mbuloj dheu per te cilin kane dhene jeten shoket tane”,kishte shkrue mes tjerash bashkeluftetari i jone Besnik Sheqiri ….
Tani shtrohet pyetja? Aduhet te dorezohemi para atyre te cilet e sollen ne kete gnendje vendin,ku me ne fund,perpos deshprimit ka humbur edhe shpresa!
JO,kursesi,sepse ne duhet te kemi ende force dhe energji qe se bashku te ballafaqohemi dhe te luftojme deri ne fund per realizimin e idealit,per te cilin u sakrifikuem,duke humbur shoket ne luften tane per liri.
Mos te harrojme,se ne jemi po ata te cilet ditem,mundem,dhe kurr nuk u dorezuam edhe ne momentet me te veshtira te luftes
-Nuk u dorezem,as kur ofenzivat e armikut tentuan te na qfarosin dhe likuidojne /siq menduan ata/;
-Nuk u dorezuam,as kur agjenturat dhe sherbimet e ndryshme te jashtme e te bredeshme,tentuan te na izolojne nga populli duke na etiketuar me lloj lloj emeri dhe vepra te liga!
Por,ne me menquri guxim dhe dituri,arritem ti perballojme te gjitha sfidat qe i patem.
Po te njejtit jemi edhe sot,te pjekur dhe te kalitur,dhe shume me te ngritur ne nivelin intelektual,se sa ishim dikur. Pra shume me te pergatitur per perballimin me sfidat e reja.
Durimi i jone deri sot ka qene, pikerisht ne funkcion te ndertimit te institucioneve te shtetit,si dhe funkcionimit te tyre ne interes te qytetareve.
Por,per fat te keq sot edhe pas 20 viteve te luftes,ata qe i muerren keto pergjegjesi,nuk jane me ata qe ishin,sepse nuk jane me as me deshirat e as me idealet e tyre.
Ata gadishmerine e sakrifices e kane zevendesuar me perkushtimin ndaj perfitimeve personale e klanore!?
Pra idealin e lirise e kane zevendesuar me idealin e lakmise dhe pasurise!
Dhe sot kemi aerdh ne kete gjendje ku;
-sistemi i drejtesise-prokurorite dhe gjykatat kontrollohen nga lideret partiak!
Pra drejtesine e vendosin mafijashat partiak!
-Ku te pafajshmit rrine ne burg e kriminelet ne pushtet!
Pra nje shtet ku i korruptuari nderohet,ndersa i ndergjegjeshmi injorohet!!!
E si mos te deshprohemi nga e gjithe kjo? Mu ky deshprim e shtyri edhe Besnikun ta beje nje veprim te tille,pra te hjek dore nga statusi i veteranit.
Tani behet pyetja? Sa luftetare te tjere mendojne te veprojne sikurse Besniku?
Mendoj se eshte momenti i fundit kur ne jo vetem ta ngritim zerin,por edhe duhet te veprojme.
GABOJNE te gjithe ata qe mendojne se ne jemi te paorganizuar,te pafuqishem dhe te dorezuar para te keqes.
Duhet ta dine se luftetaret nuk mbeshteten ne individet e instaluar,nga pushtetaret dhe partite politike,neper organizatat dhe shoqatat e luftes,sepse po vertetohet,se ata nuk jane asgje tjeter,por jane vetem dore e zgjatur e pushtetit dhe partive politike.
Duhet edhe me tutje te kete durim,sepse vetum me durimin tone mund te ndihmojme institucionet shteterore te permiresojne gabimet e bera ndaj luftetarve te UCK-se.
Sepse ata qe luftuan duhet te trajtohen si vlere kombetare e jo si kategori sociale.
Andaj JU qe luftetret i barazuet me dzertoret,me shpiuna,me profitera me antarsite e partive te jueja, me ata qe qendruen neper hotele te ndryshme ne Shqiperi e Evrope,me ata qe ne emer te logjistikes ban biznis, me ata hiken dhe na lan vetun ne ditet me te veshtira,me ata qe bene roje para shtepive dhe lagjeve te tyre,me familjaret e juaj,me teze e tezakat e juaj,si dhe me gjthe ata qe i shiten e i blen kete statuse,
Hiqni sa nuk eshte bere vone,se me i hjek po se po,por siq thot populli”me faqe te zeze”.
Mos harroni se per interesat e jueja partiake e klanore,si dhe ato familjare materiale te jueja,ne jemi ketu ku jemi.
Te gjitha na i muerret,por KURR nuk do te munndeni te na e merrni krenarine tone e as meritat tona te fituera me sakrifice.