Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Isa Mustafa kërkon zbardhjen e vrasjes së ish-kolonelit Ahmet Krasniqi

    21/09/2018 | 12:10
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e rivarrimit të eshtrave të Ahmet Krasniqit në Prishtinë thotë se është përmbushur amaneti i të ndjerit, shkruan Gazeta Express.
    Mustafa thotë se edhe një amanet tjetër që do të duhet të përmbushet është zbardhja e atyre që e vranë Ahmet Krasniqin, i cili kishte qenë ministër i Mbrojtjes në ekzil.

    Kreu i LDK-së thotë se zbulimin e vrasjes së Ahmet Krasniqit e ka borxh shteti shqiptar, atje edhe ku u vra.

    “Pas njëzet vjetësh, sot trazojmë kujtimet tona të hidhura për aktin e ekzekutimit barbar, nga dora e fshehtë, të kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës që veproi në ekzil. Sot po bëhet rivarrimi I eshtrave të këtij burri të Kosovës, trimi e atdhetari, por drejtësia shqiptare i mbetet borxh zbardhjes së vrasjes së tij, para derës së shtëpisë ku banonte me oficerët tjerë të kësaj ministrie në Tiranë, në Rrugën e Medreses”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në facebook.

    “Krahas përmbushjes së një amaneti që Baci (siç komunikonim me njëritjetrin) të varroset në Kosovë, shtrohet pyetja se si do të përmbushet amaneti tjetër, ai i zbulimit të dorasëve dhe organizatorëve të ekzekutimit të tij, pas zhvarrosjes nga Tirana dhe rivarrosjes në Prishtinë. Edhe këtë duhet ta kishin llogaritur organizatorët”, ka përfunduar Mustafa./GazetaExpress/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ambasadorja izraelite në Kosovë uron Festën e Hanukës, lutet për pengjet e marra nga Hamasi
    • Teoria e Tomë Gashi: Naim Murseli e ka pasur një frikë, ka qenë në presion të madh nga dikush tjetër
    • Abrashi: Jemi skeptik nëse Serbia do ta dorëzojë Radojçiqin
    • Delegacioni francez viziton dy shkollat profesionale në Vushtrri
    • Klinaku: Gjykata Speciale po bastis shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.