Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Hashim Thaçi takim me Donald Trumpin, ja çka pritet të bisedojnë

    17/09/2018 | 17:08
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të javës së ardhshme do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

    Nga burime diplomatike mësohet se Thaçi dhe Trump do të flasin për iniciativën e përkrahur nga SHBA-ja për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Një gjë e tillë ishte krejtësisht e pritur pas deklaratave të dhëna ditë më parë nga këshilltari për siguri i presidentit Trump, John Bolton.

    Në një konferencë me gazetarë në Kiev të Ukrainës, Bolton kishte thënë se politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, SHBA-ja nuk përjashton korrigjimet territoriale.

    Presidenti Thaçi dhe presidenti amerikan, Donald Trump, mësohet se do të bisedojnë edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes paqësore.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Reagon Asani: Gati për të dhënë gjithçka për kombin, për ty Shqipëri se je ma e mira
    • Zemaj për Qeverinë: Çfarë mashtrues janë edhe dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses
    • Abazoviq feston fitoren e Partizanit të Beogradit me këngë serbe
    • “Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore
    • Familja Ademaj: Shpresojmë që institucionet të na lejojnë ta kthejmë Liridonën në shtëpinë e saj
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.