Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj takon senatorin amerikan: Kosova është gati ta ketë ushtrinë

    28/09/2018 | 12:28
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin është takuar në Senatin Amerikan me senatorin Tom Cotton.

    Haradinaj, e njoftoi senatorin Cotton për prioritetet e Qeverisë, me theks të veçantë për fuqizimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe kompletimin e kësaj infrastrukture jetike për vendin.

    “Kosova është gati ta ketë ushtrinë e saj dhe e gatshme që në funksion të paqes kudo në botë të jetë pjesë e misioneve ndërkombëtare të lirisë të udhëhequra nga SHBA”, tha kryeministri Haradinaj.

    Senatori Cotton u informua edhe për prioritetet e Qeverisë, me fokus kryesor në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, përmbushjen e agjendës evropian, si dhe në fuqizimin e institucioneve demokratike.

    Kryeministri Haradinaj, shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme që SHBA-të kanë dhënë në të gjitha periudhat, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

    “Kosova dhe populli i saj do të vazhdojë ta ruajë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe asnjëherë nuk do ta harrojmë atë çfarë SHBA-të kanë bërë për ne në kohërat më të vështira të jetës tonë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me SHBA-të.

    Senatori Amerikan, Tom Cotton, vlerësoi të arriturat në Kosovë gjatë këtyre viteve, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën. Takimi me Senatorin Amerikan, Tom Cotton, u realizua në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Haradinaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e agjendës qeveritare për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale me ShBA-të dhe intensifikuar përpjekjet për konsolidimin ndërkombëtarë të vendit. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Idrizi me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Sejdiu
    • 7.253 foshnje të lindura nga janari deri në nëntor
    • Kurti tregon se sa gurëthemele u vendosën për pesë ditë
    • Edhe Nexhmedin Spahiu i zhgënjyer me Qeverinë Kurti: Po punon ligsht, krejt ministrat i kisha çu n’shpi
    • Lajçak zbulon se po përgatitet për raundin e ri të bisedimeve me Bislimin dhe Petkoviqin, s’jep datë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.