Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj: Kosova është adresa e duhur për investitorët e huaj

    06/09/2018 | 10:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Kosova është adresa e duhur për investitorët e huaj. Qeveria ka punuar në vazhdimësi që të krijoj kushtet më të mira për investimet direkte. Tani me ligjin e ri dhe me progresin e bërë në shumë fusha, është krijuar klimë e mirë për partneritet të suksesshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik me investitorët serioz”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim përfaqësuesit e kompanisë “Rockaway Capital” të kryesuar nga Jakub Havrlant.

    Kryeministri Haradinaj ka përmendur progresin e arritur në Kosovë në fushën ekonomike, në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, duke shtuar se Kosova ofron resurse të shumta njerëzore dhe infrastrukturore për të pranuar investime të huaja, veçmas në fushën e teknologjisë, telekomunikacionit, turizmit dhe fusha të tjera.

    “Kosova ofron shumë dhe ne si Qeveri po punojmë që të krijojmë kushtet sa më të mira për investimet e huaja. Shembull i mirë i një storie suksesi është edhe projekti Gjirafa, themeluar nga investimi direkt i “Rockaway Capital” dhe Kosova ka nevojë dhe ka çka ofron edhe për storie të tjera suksesi”, tha Kryeministri Haradinaj.

    Nga ana tjetër, përfaqësuesi i “Rockaway Capital”, Jakub Havrlant, shprehu interesimin e kompanisë së tij për të zgjeruar investimet në Kosovë, kjo shkas i suksesit të arritur deri tash me projektet aktuale, duke thënë se Kosova ofron shumë, veçmas në fushën e teknologjisë, turizmit, marketingut dhe telekomunikacionit./drenica.press

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti për kritikat nga ana e SHBA-së: Janë të padrejta, nuk është mirë të bullizohet Kosova
    • Çeku: Ndalimi i filmave në Luginë, përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar
    • Hamami i Vjetër në Vushtrri vendoset në mbrojtje të përhershme nga shteti
    • Shoqata “Bereqeti” në Vushtrri ndihmon 50 familje në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike
    • Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.