Ambasadori aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie do të përfundojë misionin e tij në fund të shtatorit të këtij viti.
Këtë Delawie e bëri të ditur edhe njëherë në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” ku ka shkruar se deri në përfundim të misionit të tij do të vazhdojë angazhimin në fushën e drejtësisë, zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit rajonal.
“Koha ime në Kosovë po përfundon shpejt. Unë do të largohem nga posti i ambasadorit të SHBA’së në fund të shtatorit. Deri në fund të misionit: unë do të punoj për çështjet në fushën e ligjit, zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit rajonal”, shkruan ai.
Muaj më parë u bë e ditur se ambasadori i ri i SHBA’së në Prishtinë do të jetë Philip S. Kosnett, i cili edhe më parë kishte shërbyer në Kosovë.
Si diplomat, ai kishte punuar gjatë në Turqi./Periskopi