Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gjykata Speciale nuk i informon avokatët mbrojtës për nisjen e intervistimit të dëshmitarëve

    11/09/2018 | 16:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale ditë më parë konfirmoi se është në proces të intervistimit të dëshmitarëve për krimet e supozuara.

    Sipas të njëjtës, në pyetje janë duke u marrë dëshmitarët dhe njëkohësisht duke u hetuar dëshmi të ndryshme rreth hulumtimeve që po zhvillohen për ngritjen e aktakuzave të para nga kjo prokurori, shkruan lajmi.net.

    Po ashtu, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte sqaruar se janë rreth 700 mijë faqe material për ngritje të aktakuzave, dokumente të cilat janë duke u hulumtuar.

    Mirëpo, për fillimin e kësaj procedure nuk janë informuar avokatët mbrojtës të cilët janë akredituar nga kjo Gjykatë në proceset gjyqësore që do të zhvillohen në të ardhmen.

    Avokati, Ali Beka, i cili njëkohësisht është edhe avokat i regjistruar nga Dhomat e Specializuara, thotë se për çështje të tillë nuk është i informuar.

    “Nuk e kam këtë informacion. Përveq që janë akreditu dhe disa gjërave teknike, diçka informacione të tjera, ose me u kontaktu veçantë nuk ka”, ka thënë Beka për lajmi.net.

    E i informuar në lidhje me fillimin e intervistimit të dëshmitarëve nuk është i njoftuar as avokati tjetër, Arianit Koci, i cili po ashtu është në listën e avokatëve të akredituar.

    Ai për lajmi.net ka thënë se nuk është në dijeni për një konfirmim të tillë nga Gjykata Speciale, teksa ka shtuar se avokatët nuk po kanë shumë informacione në lidhje me procesin.

    “Ne jemi të bllokuar me informacione. Për momentin askush asgjë nuk di në lidhje me afate kohore të ngritjes së aktakuzave të para”, ka thënë Koci.

    Kujtojmë se kryeprokurori i ri, Jack Smith, erdhi në krye të Gjykatës Speciale pas dorëheqjes së David Schëendiman për shkak të përfundimit të mandatit./Lajmi.net/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Rruga përpara, ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga grupet kriminale
    • Nasuf Bejta merr pjesë në Kongresin e 19-të të Akademisë së Shkencave të Ballkanit për pasurimin e mineraleve
    • Lajçak: Legaliteti s’do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin
    • Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova
    • Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.