Presidenti malazez, Millo Gjukanviq, ka njoftuar për takimin e sotëm me presidentin kosovar Hashim Thaçi, duke thënë se takim është bërë me iniciativën e presidentit Thaçi, në kuadër të kontaktve rajonale me qëllim që të njoftojë fqinjët me procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës së Malit të ZI, presidenti Gjukanoviq e ka falënderuar Thaçin për nismën dhe ka përshëndetur përpjekjet e Beogradit dhe Prishtinës për të kërkuar një zgjidhje paqësore, nëpërmjet dialogut, nën patronazhin e BE-së, me besimin se të gjitha palët do të përkujdesen që rezultati përfundimtar të jetë një kontribut i fortë i stabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe një nxitje për perspektivën evropiane të rajonit.
Gjatë takimit u bisedua edhe rreth nevojës së avansimit të mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh në interes të ndërsjellë./arbresh.info