Futbollisti kosovar i ka dhënë fund beqarisë.Mesfushori i Flamurtarit, Agron Bruqi, lider i Ipko Superligës ka kurorëzuar lidhjen disa vjeçare me Arbërita Komonin.
Martesa e futbollistit deçanas vjen në momentin më të mirë për të dhe Flamurtarin, pasi i prijnë elitës së futbollit kosovar.Bruqi dhe Komoni kanë vizituar stadiumin e renovuar të kryeqytetit për të kujtuar në imazhe martesën e tyre, derisa Bruqi nuk ka harruar ta marrë topin e tij të përditshëm.
Ndryshe, Bruqi në tri xhirot e para ishte njëri nga futbollistët më të mirë të Flamurtarit. Ai edicionin e kaluar doli kampion me KEK-un.