Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    FSK i bashkohet aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

    14/09/2018 | 18:04
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha në prag të fillimit të aksionit gjithëkombëtar ”Ta pastrojmë Kosovën’’ konfirmoi se do t’i bashkohet nesër kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e fillimit të aksionit.

    Kjo u bë e ditur sot gjatë takimit që ministri Berisha zhvilloi në ministri, me Albena Reshitaj, udhëheqëse e Task Forcës së Qeverisë për pastrimin e Kosovës.

    “Në takimin e ministrit Berisha dhe zonjës Reshitaj u bisedua edhe për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe koordinimin ndërinstitucional të institucioneve dhe agjencive, nga ato qendrore deri në nivel lokal, e sidomos në bashkërendimin e aktiviteteve sa i përket gatishmërisë dhe përgatitjeve që ka zhvilluar Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si pjesëmarrëse direkte në operacione pastrimi me kapacitetet e saja operacionale, me personel dhe makineri teknike”, thuhet në njoftimin për media të MFSK-së.

    Gjithashtu, ministri Berisha dhe Reshitaj thuhet të kenë biseduar edhe për ditën e fillimit të aksionit, që do të jetë data 15 shtator, duke filluar nga ora 10:00, dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor 2018.

    Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama pas vendimit të ministrit Rrustem Berisha, ka urdhëruar të gjitha njësitë për angazhim sipas planit të përgatitur më parë. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.