Në digën e liqenit të Ujmanit në veri të Kosovës është vendosur një flamur gjigant i shtetit të Serbisë para vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiq.
Ekipi i KALLXO.co sjell foto nga veriu i vendit ku shumica e rrugëve dhe shesheve janë stolisur me flamuj të Serbisë dhe një flamur gjigand është vendosur mbi digën e liqenit të Ujmanit.