“Jam me fat që jam këtu, ndihem për mrekulli” – ka qenë deklarata e parë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë me të ardhur në Republikën e Kosovës, më saktësisht në Zubin Potok.
Ai në këtë pjesë të Kosovës, ka vizituar Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq.
Theksojmë që Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbërriti sot rreth orës 14.15 përmes vendkalimit kufitar Brnjak në komunën e Zubin Potokut, e cila është pika e parë e vizitës së tij dyditore në Kosovë, sipas një programi që përfshin liqenin e Ujmanit.
Vuçiq do të vizitojë Zubin Potokun dhe hidrocentralin në Ujman, ndërsa do të qëndrojë edhe në Leshak, Leposaviq dhe do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve në Zveçan, në mbrëmje.Policia e Kosovës ka deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që siguria të jetë në nivel. / © GazetaBlic /