Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    “Falë iu qoftë gjaku i djalit” – Përfundon hasmëria 13 vjeçare e familjes nga Vushtrria

    07/09/2018 | 16:12
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një ngjarje tragjike kishte ndodhur 13 vite më parë në fshatin Novolan të Vushtrrisë, me ç’rast pas një zënke mes kushërinjve të familjes Vatovci, vritet Çajupi, djali i Selim Vatovcit.

    Akti i shtrirjes së dorës, midis lutjeve e lotëve dhe pas 13 vitesh, ka ndodhur sot para faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, të mbushur përplot me besimtarë.

    “Falë iu qoftë gjaku i djalit, për hatër të Allahut”, u tha mes tjerash gjatë shtrëngimit të duarve në mes të familjarëve të këtyre dy familjeve deri tash të hasmuara.

    Imami i kësaj xhamie, Fatmir Latifaj, i cili kishte ndërmjetësuar për faljen e gjakut, duke përmendur edhe rolin e hoxhë Ekrem Avdiut.

    “Shqiptari i vërtetë është ai i cili e fal vëllaun e vet. Shqiptari i vërtetë nuk ka pushkë për vëllaun e vet dhe shqiptari i vërtetë gjithmonë ka falje, tolerancë, mirëkuptim dhe synon harmoni mes vete”, tha mes tjerash ai.

    Latifaj bëri lutje që kjo të jetë vrasja e fundit ndërmjet shqiptarëve, ndërsa ka porositur që shembullin e tillë ta ndjekin të gjitha familjet shqiptare që janë në hasmëri. /kp/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Rruga përpara, ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga grupet kriminale
    • Nasuf Bejta merr pjesë në Kongresin e 19-të të Akademisë së Shkencave të Ballkanit për pasurimin e mineraleve
    • Lajçak: Legaliteti s’do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin
    • Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova
    • Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.