Katër gjëra që me shumë mundësi i keni ditur gabim në lidhje me aknet.
Trajtimet për aknet duhet të aplikohen para se të flini gjumë
E vërteta: produktet kundër akneve duhen përdorur edhe në mëngjes sepse gjatë ditës, lëkura prodhon më shumë yndyrë se sa gjatë natës.
Acidi salicilik dhe peroksidi i benzoilit bëjnë të njëjtën punë
E vërteta: acidi salicilik ndihmon në pastrimin e pikave të zeza dhe heq yndyrën e tepërt nga lëkura prandaj është mirë që të përdoret në larës ose kremra. Por ai nuk bën shumë punë për të zhdukur shenjat e kuqe. Këtu na vjen në ndihmë peroksidi i benzoilit. Është antibakterial dhe është ideal për përdorimin në zona të vogla.
Pudrat janë më të mira për efektin mat
E vërteta: hidratantët dhe primer-ët që përmbajnë përbërës si silica, nylon-12, ose polymethyl methacrylate, janë shumë të mirë për të frenuar prodhimin e yndyrës përgjatë ditës.
Ushqimet e pashëndetshme nuk shkaktojnë akne
E vërteta: ushqimet me glikemi të lartë, si ëmbëlsirat, buka e bardhë etj. stimulojnë prodhimin e yndyrës. Ndërkohë Omega 3 që ndodhet tek peshku, ndihmon në qetësimin e inflamacioneve që shkaktojnë akne. /Telegrafi