Në tryezën e grupit parlamentar të LDK-së që u mbajt në Mitrovicë, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Tahiri në këtë tryezë ka shprehur përkrahjen për ruajtjen e kufijve aktual me të cilët është shpallur pavarsia e Kosovës.
Këtë e ka treguar edhe vet Tahiri përmes llogarisë së tij në rrjetin social facebook, ku ka treguar për përkrahjen që ka përçuar si mesazh nga qytetarët e Vushtrrisë dhe ai personalisht për ruajtjen e kufijve aktual.