Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se as Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 9 të thirrur nga Qeveria.
Ndërsa, pritet që edhe Qeveria ta bëjë të njëjtën gjë për seancën e thirrur nga opozita për në orën 10.
LDK-ja nuk merr pjesë në seancën e orës 9
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të mos marrë pjesë në seancën e parë të orës 9 të thirrur nga qeveria.
KTV-ja ka marrë vesh se ky është vendimi që GP i LDK-së ka marrë në mbledhjen e sotme të orës 8, duke iu bashkuar PSD-së./Koha.net