Ministri i Shtetit për Evropë Michael Roth është deklaruar rreth idesë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë.Roth është shprehur kundër kësaj ideje, duke thënë se rishikimi i kufijve nuk zgjidh asgjë, po përkundrazi do sjelltë rekrutime etnike.
“Një veprim i tillë do të hapte kutinë e Pandorës për rekrutime etnike. E ardhmja e #BallkanitPërëndimore është vetëm një, multietnike, -fetare dhe kulturore.” Ka thënë Roth.
Ai ka shtuar më tej se vetëm diversiteti dhe bashkimi e bëjnë Evropën, dhe jo ndarjet“Të dashur miq në #Kosovë dhe Serbi, rishikimi i kufijve nuk do të zgjidh asnjë problem. Një veprim i tillë do të hapte kutinë e Pandorës për rekrutime etnike. E ardhmja e #ËesternBalkans është vetëm një multietnike, -fetare dhe kulturore. Të bashkuar në diversitet, kjo është # Evropë.”
Ka shkruar Roth në rrjetin social tWitter. Dear friends in #Kosovo🇽🇰 & #Serbia🇷🇸, to redraw the borders will not solve any problems. Such a move would open a Pandora’s box of ethnic recriminations. The future of the #WesternBalkans is just a multiethnic, -religious & -cultural one. United in diversity, that’s #Europe.
Ndërsa Kuvendi i Kosovës nesër do të diskutoj pikërisht për këtë mundësi rishikimi të kufijve. Opozita bashkë edhe me një pjesë të pozitës synojnë të miratojnë një rezolutë që ia ndalon Thaçit të hap në dialog terësin territoriale të Kosovës.